Ashtu si shumë prej VIP-ave shqiptarë dhe Elvana Gjata ka vendosur që ditën e sotme të urojë ndjekësit e saj myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Pëveç një fotoje në Instastories, këngëtarja ka postuar dhe një foto në profilin e saj në Instagram e cila mesa duket nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj.
Në foto duken disa gra myslimane të mbuluara të cilat po falen.
Ajo çka i ka inatosur më së shumti ndjekësit ka qenë fakti se kjo foto nuk përfaqëson besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe komentet negative kanë qenë të shumta.