A mund të jetë një kukull kaq e vërtetë?
Një artiste nga Britania është duke krijuar kukulla që duken ekzaktësisht si beba të vërteta. Çmimi i tyre arrin deri në 600 pound. Denise Hall krijon këto kukulla që nga përmasat e një bebejetë lindur parakohe e deri në fëmijë 6-vjeçarë, të cilave iu vendos flokë njerëzish dhei vesh me rroba fëmijësh të vërtetë.
Sipas Hall, këto bebe kërkohen shumë nga nënat që duan t’i blejnë për fëmijët e tyre si dhe nga prindër që kanë humbur foshnjën. Ajo gjithashtu u shpreh se ka pasur kërkesa nga prindër të ndryshëm për të krijuar kukulla të tilla me tipare që ngjasojnë me ato të fëmijëve të tyre.