INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme, por edhe zgjidhje: Derra me organe njerëzore

E frikshme, por edhe zgjidhje: Derra me organe njerëzore

Publikuar më: 09:19 06-06-2016

Një lajm i rëndësishëm nga shëndetësia ka pushtuar faqen e parë të BBC.

Shkencëtarët në SHBA thonë se po tentojnë të rrisin organe njerëzore brenda derrave.

Ata kanë injektuar qelizat burimore të njeriut në embrionët e derrave për të prodhuar embrione njeri-derr, të njohur edhe si kimera.

Embrionet janë pjesë e një përpjekje që synjon të tejkalojë mungesën e organeve për transplant në mbarë botën.

Ekpi i Universitetit të Kalifornisë, Davis, thotë se derrat do duken dhe do kenë sjellje normale se derra, përveç faktit se një organ i tyre do jetë i përbërë nga qeliza njerëzore.

“Shpresa jonë është që derri të zhvillohet normalisht, por ai organ me qeliza njerëzore të jetë i përshtatshëm për transplant tek njerëzit”, thotë Pablo Ross.

Por ky eksperiment është kontrovers.

Vitin e shkuar, Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA vendosi një moratorium, duke ndaluar financimin e të tilla eksperimenteve.

Siaps tyre, shqetësimi kryesor është se qelizat njerëzore mund të emigrojnë, duke zhvilluar trurin e derrit dhe duke e bërë në këtë mënyrë më njerëzor.

Pablo Ross thotë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë, edhe pse pranon se po e hetojnë nga afër këtë shqetësim.

Organizatat e të drejtave të kafshëve janë zemëruar nga ajo që e quajnë vuajtje e kafshëve.

Në mitologjinë greke, kimerat ishin monstra që nxirrnin zjarr nga goja.

Trupi i tyre përbëhej nga disa pjesë kafshësh- luan, dhi dhe gjarpër.

“Ndoshta termi kimera do të marrë një kuptim të ri, kimerat do të shihen si shpëtimtarë,” thotë studiuesi Scott Fahrenkrug.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662