Policia greke ka goditur një organizatë të trafikut të kokainës që drejtohej nga një shqiptar. Lënda narkotike sigurohej nga Amerika Latine dhe gjatë aksionit, polici arriti të sekuestrojë 36 kg kokainë, e cila vinte në Greqi në rruge ajrore nga Brazili.
Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood), ndërsa janë arrestuar 6 shtetas grekë, ku kreu i organizatës, njëkohësisht dhe financuesi i saj rezulton të jetë shqiptar, aktualisht i arrestuar ne Gjermani për trafik droge.
Ndërkohë, mediat fqinje raportojnë se kanë shpallur në kërkim edhe një shtetas grek, i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Amerikën Latine. Mediat greke bëjnë me dije se 6 muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainën e fshehur në rroba.