E shohim gjatë gjithë kohës te angazhuar me punë dhe me bizneset e tij, por jo çdo gjë është punë punë dhe vetëm punë.
Noizy ka shfrytëzuar fundjavën dhe kohën e mirë të ditëve të fundit për tu relaksuar në brigjet e bregdetit Jon. Mirëpo ai nuk ishte vetëm, por ne shoqërinë e modeles seksi Oriola Marashi dhe anëtarëve të tjerë të grupit OTR.
Kur çdo gjë duket “cool”, si shoqëria, ambienti, koha, nuk mund të mungojnë as fotot e shkrepura.
Reperi i njohur ka ndarë me ndjekësit e tij një foto në Instagram para pak ditësh ku ka hequr bluzën për te treguar tatuazhet e shumta që ka gdhendur në trup.
“E ke trupin plot tato thot, a bon me ti prek huh”, shkroi Noizy si diçiturë, por fansat e vëmendshëm i janë kundervënë atij lidhur me faktin se reperi ka shkruar gabim fjalën “tato”.
Ata i kujtojnë faktin që ka jetuar më parë ne Londër dhe ai duhet ta dijë shumë mirë këtë, madje shkojnë aq larg saqë e quajnë edhe katunar.
Siç duket Noizy i ka lexuar komentet dhe e ka fshirë foton.