Prej kohësh lidhjadhe ndarja e Elvanës dhe Flori Mumajesit është përfolur kaq shumë.
Që nga rikthimi i saj nga Shtetet e Bashkuara me albumin e saj 3EP, ësht♪ aluduar se disa prej këngëve Elvana ia ka dedikuar Florit.
E sidomos kënga “Më fal”.
Gjithashtu në emisione të ndryshme Elvana është shprehur se ajo i është mirënjohëse Florit dhe ata sigurisht kanë kaluar mirë bashkë, por asaj i është dashur të vazhdojë rrugëtimin e saj.
E megjithatë, edhe pas këtyre deklaratave, fansat e tyre mendojnë se Elvana dhe Flori ende i dedikojnë këngë njëri-tjetrit apo lënë mesazhe të nënkuptuara në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Dhe i tillë ka qenë përshkrimi i një fotoje që Elvana postoi në Instagram, të cilën më pas e fshiu menjëherë.
“Harrohet oh sa shpejt harrohet çdo e mirë”, ka shkruar këngëtarja.
Mos ndoshta këtë ia dedikon të gjitha kohërave të mira që ka kaluar me Florin?