INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fshiu tani! Ishte e para që nxorri “bombat” për Tean dhe Beartin, reagon Shqipja, por bën veprimin që s’pritej!

E fshiu tani! Ishte e para që nxorri “bombat” për Tean dhe Beartin, reagon Shqipja, por bën veprimin që s’pritej!

Publikuar më: 16:34 30-01-2021

Që kur u përjashtua nga emisioni “Për’puthen”, Shqipja ka postuar në rrjetet e saj sociale foto e video ku sulmonte Andin dhe Tean, të cilët vendosën që të dilnin bashkë nga programi.

Por mesa duket gjërat qenkan ashtu siç ka thënë Shqipja, që Tea në të vërtetë është në një lidhje dashurie me ish-konkurrentin, Bearti. Dje u postuan foto e video që e vërtetonin një gjë të tillë, e madje edhe vetë Bearti e pranoi se “dashuria e tyre ishte e vërtetë”.

E teksa “bombat” e paralajmëruar nga Shqipja kanë “shpërthyer”, nuk mungoi reagimi i saj edhe pse në mënyrë indirekte.

Ish-konkurrentja publikoi disa fotografi në “Instagram”, përmes së cilave thotë se karakteri i saj është ky që të bëjë gjëra të drejta.

“Besoj në të bërit gjëra të drejta, ky është karakteri dhe personaliteti im”, shkruan Shqipja.

Ajo gjithashtu reagoi direkt për fotot në fjalë, pasi publikoi një kolazh të tyre teksa shkroi:

“Kjo është për ato që ça nuk than për Shqipen, që të gjithë menduan që po gënjen dhe asnjëri se besoj, po ja ku nxorri kokën dhe nusja e përputhen. E kemi dit që në fillim mo zemra që je face a dhe diçka nuk është tea, thjesht po ju bëjnë sytë”.

zb.jpeg

 

Shqipja nuk u mjatua me kaq, pasi ripostoi dhe reagimin e Andit dhe bashkëngjitur shkroi: “Fiks ashtu siç e prisja foli”, ndërsa shtoi disa emoji duke qeshur me lot.

zffe.jpeg

 

Mirëpo ajo i fshiu shpejt këto reagime, për arsye që nuk i dimë.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502