Ledjana e “Për’puthen” ka reaguar ashpër ndaj Mevlanit dhe produksionit nëpërmjet një statusi në “Instastory” ku shkruan se kanë folur pa praninë e saj dhe se nuk e kishin ftuar në emision, duke shtuar “Kjo është drejtësia juaj”. Duke iu përgjigjur Mevlanit që tha se ajo ka përdorur lidhjen e tyre për famë, ajo thotë se ai ka shkuar në program për klikime këngësh. Madje, shkon edhe më tej tek shprehet se kënga që Mevlani ka shkruar për të ka një histori tjetër, por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë. (SHIKO KËTU).
Pas deklaratës në emision dhe reagimit të Ledjanës, Mevlani është kritikuar gjerësisht në rrjet, pasi e quajtën egoist, por me anë të një postimi në Instagram, ai thotë se shumë herë e mohoi lumturinë e tij, për lumturinë e të tjerëve.
“Nuk jam njeri egoist perkundrazi ne shum raste ne jet kam mohuar lumturin time per te ber te lumtur te tjeret. dhe nuk kam dashur kurr asgje ne kembim pervecse se nje FLM”, shkroi Mevlani.
Ai gjithashtu bëri një status të gjatë, të cilin e fshiu, por nëpërmjet tij i kërkoi falje Ledjanës nëse e ka bërë të ndihet keq. Mevlani përmendi edhe këngën, duke u shprehur se s’ka fituar asnjë lekë nga ajo këngë.
“Të kërkoj falje publikisht nëse të kam bërë të ndjehesh ndonjëherë keq, çdo gjë që mund të kem bërë për ty ti kam bo hallall se ti kam bo me zemër e jo për tu dukur se ti ma njef zemrën më mirë se çdokush tjetër dhe se çfarë njeriu jam unë dhe të falenderoj shumë për sinqeritetin tënd që nuk ken guru dhe nuk nguron të më ulësh në çdo moment, kur un për ty kam bërë të kundërtën. Dhe e fundit këngën ta kam bërë me gjithë zemër e jo për klikime se ti e di shumë mirë që unë s’kam marrë 1Euro te ajo kënga se nuk më bëjnë të pasur 500Euro klikime se nuk e nisa për qëllime përfitimi, por ajo që unë arrita të fitoja ishte ajo që bëra një femër të qante me lot nga gëzimi dhe kush ta shifte në rrugë atë vajzë ti këndonte këngën me emrin e asaj”.
Se dimë nëse u pendua, por Mevlani i fshiu këto postimet që i dedikoi Ledjanës.