Një ndër humbjet më të turpshme të Shqipërisë vitet e fundit ishte ajo e mbrëmjes së kaluar kundër Skocisë me rezultatin 0-4. Kuqezinjtë nën drejtimin e Christian Panucci janë tjetërsuar, aq sa fitorja po duket gati e pamundur dhe sigurisht që të gjithë e drejtuar gishtin e fajit te tekniku italian.
Kjo disfatë u përjetua keq nga tifozët e një prej tyre ishte edhe reperi Noizy, i cili i ka premtuar besnikëri skuadrës së Kosovës dhe ka ofenduar lojtarët e Shqipërisë duke i quajtur “lojtarë fasulesh”.
Noizy madje ka kërkuar largimin e trajnerit italian Panucci, i cili pas rezultatit 0-4, rrezikon shkarkimin nga stoli i kuqezinjve, që nga ana e tyre rrezikojnë të bien në Ligën D.
Ai gjithashtu ka publikuar një foto të Panuccit në instagram, foto të cilën e fshiu pastaj ku tallej me të dhe bënte thirrje të largohej.