Kohë pas kohe jemi dëshmitar të zënkave e diss-ave mes artistëve kryesisht ata të muzikës rap.
Së fundmi ishte S4MM ai që shpërtheu me disa postime në rrjete sociale, që më pas i fshiu.
‘’Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover. Meq ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, tha reperi nga Tetova në videon e tij.
Pas videos pasuan disa postime të tjera që e akuzonin dikë si kopje të Azet, postime që po ashtu u fshinë shumë shpejt.
Mësohet se dissat dhe kunjat janë drejtuar artistit Gent dhe bashkëpunimit që ai e realizoi me Noizyn kohë më parë, për të cilin ky i fundit u pagua me 100 mijë euro.
Në një video tjetër të publikuar në Youtube dhe e ndarë nga një live i artistit nga Tetova ai tregon se këto para Noizy ja mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikohet me videoklip./afterparty.al