INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fshiu tani! Stresi sulmon publikisht Ermal Mamaqin dhe Alketa Vejsiun: ‘Jam rebel i lindur!’

E fshiu tani! Stresi sulmon publikisht Ermal Mamaqin dhe Alketa Vejsiun: ‘Jam rebel i lindur!’

Publikuar më: 12:29 11-12-2020

Stresi vijon të sulmojë të gjithë personazhet publike që nuk kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra nga efektivi i policisë në fillim të javës.

Ndonëse është shpallur në kërkim nga policia ai u shfaq sërish mbrëmjen e djeshme krah qytetarëve në kryeyqtet duke kërkuar shkarkimin e të gjithë përgjegjësve dhe marrjen e plotë të përgjegjësisë nga të gjithë.

Ndërkohë, pas përfundimit të saj ai u rikthye në rrjetet sociale ku ka publikuar videon në të cilën blutë dhunojnë të riun Mario Boja.

Teksa jep ultimatum për shkarkimin e Ardi Veliut deri ditën e dielë, reperi shkruan se nuk është mbështetës i PS, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi. Ai shprehet se vetë nuk është as me PD, as me LSI, por me drejtësinë. Ai tani e ka e ka fshirë postimin e tij.

Nuk dihet se përse Stresi e ka fshirë, mbase ka reflektuar për fjalët e thëna.

20201211_090537.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217