INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E ftova për një natë në shtëpi, por u martuam...”, ja historia e dashurisë e Rudinës dhe bashkëshortit të saj

“E ftova për një natë në shtëpi, por u martuam...”, ja historia e dashurisë e Rudinës dhe bashkëshortit të saj

Publikuar më: 20:17 04-12-2017

Rudina Dembacaj njihet për humorin e saj karakteristik, ashtu sikurse e kemi parë shumë aktive së fundmi në ekran. Sot, e ftuar sëbashku me bashkëshortin në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, çifti kanë rrëfyer jo pak nga jeta personale. Njohja mes tyre ka ndodhur krejt rastësisht, edhe pse Rudina pranoi se e ka pëlqyer të shoqin që në fillim.

Gjithçka ka nisur kur aktorja ka çuar makinën për servis në ofiçinën e Aleksit, ndërsa ky i fundit nuk ka shfaqur ndonjë interes për Dembacaj fillimisht. Por, me kalimin e kohës kishin filluar të lindnin shkëndijat mes njëri-tjetrit, ndërsa Rudina nuk kishte pritur gjatë. “E ftova në shtëpinë time”, ka rrëfyer aktorja, dhe të dy kanë treguar se çdo gjë ka ndodhur në një periudhë shumë të shkurtër.
Ata kanë vetëm dy vite e gjysmë bashkë, hark kohor ku kanë marrë përsipër lidhjen, martesën dhe lindjen e vajzës së tyre, shkruan Bordo.al. Aleksi ka zbuluar se tatuazhi i bufit në kyç ka lidhje me të njejtin epitet që ai përdor me Rudinën, e kjo lidhet pikërisht me natën e parë të kaluar bashkë. “Sa herë që lëvizte natën, Aleksi më shihte dhe unë që isha gjithë kohës zgjuar”, ka thënë Rudina, për të vijuar më tej: “Nuk më besohej çfarë kisha bërë dhe nuk më zinte gjumi. Kur erdhi mëngjesi, Aleksi më pyeti pse rrija si buf gjithë natën.”

Për sa i përket Viktorias, bashkëshorti i Rudinës është ai që kalon më shumë kohë me të, pasi Dembacaj është më e angazhuar në punët në televizion. Aktorja ka deklaruar se Aleksi për të ka qenë përkrahja më e madhe, dhe që vetëm në krahë të tij ka mësuar se ç’do të thotë të jesh princeshë.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146