Producentja e “Big Brother Albania VIP”, Lori Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio mbrëmjen e djeshme zbuloi disa detaje nga edicioni i parë që do të nisë me 5 tetor. Mes të tjerash, Lori zbuloi edhe kërkesën më të çuditshme të një prej banorëve VIP që ishte ftuar për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lori tregoi që personazhi në fjalë ka kërkuar ta marrë edhe fëmijën e vogël me vete. “S’e kemi pranuar të marrë fëmijën me vete. E menduam dhe thamë që s’është etike dhe ishte jashtë rregullave”, tha Lori Hoxha.
Sot u zbulua se personi në fjalë është këngëtarja Linda Halimi. Këngëtarja përmes një statusi në Insragram ka thënë se e kishte marrë në konsideratë pjesëmarrjen dhe kishte kërkuar të merrte edhe vajzën e saj pasi shkruan se s’mund të rrijë 100 ditë pa të.