INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fundit/ 532 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid në Shqipëri

E fundit/ 532 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid në Shqipëri

Publikuar më: 17:33 14-11-2020


Vazhdon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nga 2,409 testime kanë rezultuar pozitiv 532 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Fatkeqësisht 7 qytetarë të tjerë të prekur me virusin kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834