INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fundit: Rama fal mbi 9 mijë gjoba për këmbësorët dhe automjetet të vendosura gjatë emergjencës Covid-19

E fundit: Rama fal mbi 9 mijë gjoba për këmbësorët dhe automjetet të vendosura gjatë emergjencës Covid-19

Publikuar më: 17:24 17-04-2020

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se 9 mijë gjobat e vendosura për këmbësorët dhe automjetet gjatë emergjencës Covid-19 nuk do të ekzekutohen.

Kreu i qeverisë do të falë rreth 7000 këmbësorët e gjobitur dhe do të kthejë patentën e 2000 shoferëve të ndaluar teksa thyenin rregullat e qarkullimit.


“Kemi vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal le të startojnë të gjithë të barabartë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e qeverive të Austrisë dhe Suedisë lidhur me masat e reja lehtësuese.


Sipas tij, deri tani vendi ynë ia ka dalë të mbajë në kontroll situatën, pasi nëse do të kishin rritje progresive, Shqipëria do të numëronte 1500 të vdekur në 90 ditë.

“Po të kishim hyrë në spirale e një infektimi progresiv të mjekëve dhe akoma më tepër sot jo vetëm nuk do flisnim për hapjen, ku do vuanin ankthin e mbylljes në shtëpi, 1500 të vdekur në 90 ditë! Së pari dua të ndjeheni vërtetë mirë, që sot kemi mbërritur këtu dhe më besoni se stresi ekonomik do ishte ku e ku më lartë, nëse nuk do kishim bërë këtë. Askush nuk është i dëshpëruar se ia kemi dalë mrekullisht. Dhe ja ku jeni shëndoshë e mirë dhe kjo nuk është pak, por është shumë.”- tha kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385