Mëngjesin e sotëm është grabitur një bankomat në qytetin e Vlorës. Mësohet se bankomati është thyer me sende të forta dhe autorët kanë mundur të marrin lekët.
Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sipas policisë dyshohet se grabitja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.