Një person është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe viktima është Ravik Gurra, me profesion avokat.
Viktima njihet si mik i familjes Çapja.
Gjithashtu Balkanweb raporton se Ravik Gurra ka qenë avokat në procesin gjyqësor të Çapjas dhe Shullazit.
Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.