INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E futi serialin ‘’Squid Game’’në Kore të Veriut përmes USB-së, studenti do të ekzekutohet me pushkatim

E futi serialin ‘’Squid Game’’në Kore të Veriut përmes USB-së, studenti do të ekzekutohet me pushkatim

Publikuar më: 17:29 24-11-2021

Një student i Koresë së Veriut do të dënohet me vdekje pasi futi përmes një USB serialin Squid Game në shtetin e tij.

Thuhet se student është kthyer nga Kina me një version dixhital të serisë të ruajtur në një USB të fshehur.

Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegët studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Kuptohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar.

Radio Free Asia raportoi se një student që bleu një kopje të USB-së është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që shikuan shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga vendet e perëndimit dhe Koreja e Jugut dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të kërkuar nëse ka kopje të tjera të serialit.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim për mos-vërejtjen e qarkullimit të USB-ve me përmbajtje ilegale në vend.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709