Kjo histori është një përzierje e pazakontë mes artit dhe të çuditshmes.
Gjithçka ka ardhur nga një artiste e quajtur Emily, e cila shet kristale dhe varëse. Si shumë artistë, ajo e reklamon punën e saj në Instagram ku ka mbi 80 mijë ndjekës. Dhe krijimi i saj më popullor vërtetë që ia vlen të marrë vëmendje pasi është shitur në mënyrë marramendëse në krahasim me produktet e tjera të saj. Ajo i quan ato yonis, dhe janë shumëngjyrësh, në formë guace dhe...diçkaje tjetër. E merrni dot me mend se çfarë është? Bëhet fjalë për një vaginë, që sipas artistes shikon gjithçka nëpërmjet syrit të saj. Duhet thënë se realizimi është shumë i arritur dhe...goditës! Veçanërisht pjesa e syrit që shikon gjithçka...