Të gjithë e njihni Lumi B, si njërin prej reperave të grupit KAOS si dhe për bashkëpunimet e shumta me Dafina Zeqirin.
Përveçse në koncerte bashkë me Vig Poppa-n, Lumin e shihni të jetë shumë aktiv edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale. Por jo shumë prej jush e dinë se cili është personi që e shoqëron atë nëpër koncerte. Ai është vëllai, Lis Berisha me të cilin Lumi ka një ngjashmëri nga ato të tipit “si dy pika ujë” ndaj dhe është e vështirë për shumë persona ta bëjnë dallimin nga njëri tjetri kur ata të dy janë bashkë. Për ju që ashtu si ne e keni të vëshitirë ta kuptoni se kush është Lumi dhe kush Lisi, nëse ju ndodh t’i përshëndesni dy vëllezërit, ju vjen në ndihmë njëra prej këngeve të fundit të Lumit “Hi Lumi” sepse me siguri vetëm në këtë mënyrë do të jetë ai që do t’ua kthejë përshëndetjen.