Tek kjo foto gjen vend ajo shprehja "Bëmë baba të të ngjaj". Kapiteni simpatik i Kombëtares Lorik Cana prej pak kohësh është bërë baba i një djali bashkë me bashkëshorten e tij italiane Monica.
Ai është prej vitesh pjesë e një karriere që kërkon angazhim, por tashmë këtë të fundit mundohet ta balancojë edhe me familjen e re që ka krijuar. Koha e kaluar me të birin me siguri është më relaksuesja për Lorikun ashtu siç përcillet edhe në këtë foto ku përveç ngjashmërisë që kanë baba-bir, ata edhe janë kombinuar me veshje. Nëse nuk do ta dinit më parë se cilët personazhe ndodhen në foto, do ta gjenit dot se cilët janë?