S’janë martuar për dokumeta, por për dashuri!
Dashuria jo vetëm që s’njeh moshë, por nuk njeh as kufinj dhe këtë na e kanë treguar disa vajza të njohur ta showbizzit shqiptar.
Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj është martuar me miliarderin izraelit Sam Nazarian. Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve.
Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre në Los Angeles para pak vitesh dhe tashmë ata janë bërë prindër të një djali të quajtur Efehan.
Një dasmë jo e zakonshme, me vetëm dy të ftuar dhe nusja e veshur me të zezë. E kush tjetër mund ta bëjë këtë veçse modelja e njohur shqiptare Angela Martini. Ajo në fillim të muajit dhjetor të vitit 2017 e kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.
Edhe modelja e këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, është martuar hokeistin çek Jakub Kindl. Pas një lidhje disa vjeçare Dreshaj dhe Kindl vendosën të shkonin drejt altarit.
Gjatë dhjetorit të vitit 2017 u martua edhe Adelina Tahiri me avokatin e njohur maqedonas Serijozha Markov të cilët janë bërë prindër të një djali të quajtur Jon.
Ndërkohë martesa më jetëgjatë është ajo e Linda Halimit dhe reperit amarikan Big D.