Trupi i pajetë i një 59-vjeçari shqiptar është gjendur në varrezat e Cuggiono të Milanos.
Sipas dëshmive të para nga personat që ndodheshin në vendngjarje, 59-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e varrezave prej viteve dhe ishte gjithashtu i njohur për banorët e zonës.
Personat që janë ndodhur në vendngjarje kanë lajmëruar menjëherë autoritetet, ndërsa Policia vendase po merret me hetimin e shkaqeve të cilat kanë shkaktuar këtë ngjarje.
Sipas informacioneve shqiptari fillonte rregullisht punën në orën 08:00.