Është arrestuar Roland Milo, i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Sokol Rama.
Milo u arrestua në Vaqarr në banesën e të motrës.
Ai dyshohet të ketë vrarë Ramën dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Kujtojmë që Sokol Rama u gjet gjatë ditës së djeshme i vrarë me armë në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit.
Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe Milo nga Përmeti rezultonin të zhdukur që prej datës 6 shkurt.