INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë bota drejt ndalimit të makinave me gaz dhe benzinë

E gjithë bota drejt ndalimit të makinave me gaz dhe benzinë

Publikuar më: 10:19 27-07-2017

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike.

"Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe  që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona", tha Gove. Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.

Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët evropianë  duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme. Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. "Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak" tha Kretschmann për ARD-në.

Greenpeace kërkon ndalim që në vitin 2025

Poltikanët Gjermanë kërkojnë një takim mes qeverisë dhe kompanive automobilistike në fillim të gushtit, për të folur për ndryshimet dhe heqjen dorë nga motorët me naftë dhe benzinë. Kretschmann është më i kujdeshëm në parashikime dhe kërkon që makinat me naftë të përmirësohen që në mënyrë efektive të ulet niveli i dëmtimit të mjedisit nga grimcat. Nëse nuk arrihet kjo, ai mendon se këto automjete duhe të nxirren nga qarkullimi.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: "Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit." /DW/

Article Logic
Execution time: 0.003413200378418