Duket sikur nuk është dita e veçantë e Ermalit, por e të dyve.
Pas lajmit “nostalgjik” të 11 viteve më parë ku çifti shfaqej në prapaskenat e “Let’s Love”, ata marin sërish qendrën e vëmendjes sërish si dyshe. Megjithatë këtë herë ishte vetë moderatorja bukuroshe që e vuri bashkëshortin e saj nën dritën e projektorëve. Në ditën që Ermali mbush plot 35 vjeç, edhe pse ky numër nuk bind aspak për natyrën e aktorit simpatik, Ami i ka kushtuar një postim shumë romantik. Ajo i shprehu publikisht dashurinë babait të djalit të saj me fjalët “Gjithë bota në një foto. Të dua gjithmonë e më shumë zemër”. Edhe ne urojmë që t’i shohim gjithmonë kështu.