INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë bota ta mësojë! Kryeministrja serbe, Prishtina po rrezikon paqen në rajon

E gjithë bota ta mësojë! Kryeministrja serbe, Prishtina po rrezikon paqen në rajon

Publikuar më: 10:55 09-11-2018

Vijojnë përplasjet Kosovë-Serbi. Kryeministrja e serbe, Ana Bërnabiç gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lajmëroi se po harton një letër që do t’ja shpërndajë homologëve në botë. Atyre do t’ju shpjegohet se Prishtina zyrtare po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.
Qeveria e Serbisë, theksoi se letra e kryeministres serbe do të nxjerrë në pah vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, iniciativat rajonale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat vetë i kanë miratuar përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës.
Një ditë më parë në Bruksel në një takim mes Vuçiç dhe Thaçit nuk pati asnjë dritë jeshile, kështu me shumë të ngjarë marrëveshja mes palëve ende është në “udhëkryq”.

Article Logic
Execution time: 0.0043251514434814