INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë Europa e kërkonte, arrestohet shqiptari

E gjithë Europa e kërkonte, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 15:41 23-01-2019

Një shqiptar 58-vjeçar, që po kërkohej në të gjithë Europën, për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare, është arrestuar në Terni të Italisë.

Ai u vu re nga autoritetet pak pasi kishte lënë valixhet në një hotel të qytetit. Policët po kryenin një kontroll rutinë të territorit kur panë 58-vjeçarin dhe vendosën të vazhdon in me procedurat e identifikimit.
Shqiptari iu tha agjentëve të kuesturës së Ternit se ndodhej në qytet për çështje pune, por verifikimi në bazën e të dhënave zbuloi se ishte një person i dënuar nga gjykata e Tiranës.
Vendimi ishte marrë në shkurt të vitit të kaluar, kur ai u dënua me dhjetë vjet burg për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare dhe prodhim dokumentesh false.
Mashtruesi gjendet tashmë në burg në Itali, në pritje të ekstradimit në vendin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889