Sot Greqia është zgjuar mes dhimbjes dhe hidhërimit, ku të gjithë këngëtarët dhe personazhet e famshëm Vip kanë shprehur keqardhjen dhe dhimbjen e tyre për largimin nga jeta jo vetëm të një artisti të adhuruar, por edhe të një njeriu shumë të mirë, siç e kanë cilësuar dhe vetë ata. Pantelidis njihej gjithashtu për ndihmat e shpeshta bamirëse kundrejt njerëzve të varfër apo personave në nevojë.
Ndërkohë lokalet e natës, të njohur si “Buzuke” kanë qëndruar të mbylluar në shenjë zie, dhe bëhet me dije se do të vazhdojnë edhe përgjatë dy ditëve në vijim. Të shumta kanë qenë edhe homazhet në vendin ku artisti 32 vjeçar u nda nga jeta. Gjithashtu raportohet se njëra nga dy vajzat që ishin në makinë me këngëtarin grek ishte e dashura e tij, por nuk bëhet me dije se për cilën nga të dyja bëhet fjalë. Ato vazhdojnë të qëndrojnë në spital, ku njëra është ende në rrezik për jetën. Lamtumira dhë shoqërimi për në banesën e fundit të Pantelidis pritet të bëhet nesër.
Kjo është performanca e fundit e Pantelidis përpara publikut, ku duket qartë adhurimi për këngëtarin e njohur.