Moderatorja Eva Murati, e dashura e Genar Topallit, djalit të deputetes Jozefina Topalli është kthyer një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar për shkak të emisioneve që drejton, angazhimit në aktrim dhe shpesh për bukurinë e saj.
Ambiciet dhe dëshira e madhe e Evës për të qenë e përfshirë në shumë fusha të botës së ekranit, kanë kaluar kufinjtë.
Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ditur ta tërheqë vëmendjen drejt saj. Edhe pse e rënduar me make-up, ajo ka dalë në mes të njerëzve.
Ajo ishte gati për një set fotografik, por i është dashur që të ecë në këmbë për disa minuta në një nga lagjet në kryeqytet. Të gjithë po e shikonin me habi, dhe sikur të mos mjaftonte make up-i rënduar, ajo po bënte edhe video në Instagram.