INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E goditën me shkop bejzbolli, vdes në Spitalin e Traumës 23 vjeçari

E goditën me shkop bejzbolli, vdes në Spitalin e Traumës 23 vjeçari

Publikuar më: 14:59 06-09-2016

23 vjeçari Marsel Osmani, i cili u dhunua barbarisht në një lokal nate në Dishnicë të Korçës rreth një javë më parë, ka ndëruar jetë. Shkak për këtë janë bërë plagët e marra, pas sherrit që u zhvillua në fund të muajit gusht në një lokal nate. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se 23 vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte duke marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
23 vjeçari Marsel Osmani nga Korça, mbeti i plagosur rëndë në ngjarjen e ndodhur më 29 gusht, në lokalin e shtetasit Olsi Zyberi. Mes tyre nisi një grindje për motive banale lidhur me një femër dhe 41-vjeçari Zyberi e goditi viktimën me shkop bejzbolli, duke e plagosur rëndë.
Edhe pse i riu u nis drejt Spitalit të Traumës, 23 vjeçari nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra. I dyshuari si autor, Olsi Zyberi u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë ditën e ngjarjes dhe tani pritet që akuzat ndaj tij të rëndohen edhe më tepër.

Article Logic
Execution time: 0.0040409564971924