Ish- konkurenti i “Hell’s Kitchen” nuk ndihet aspak i penduar me veprimin e tij, pasi ofendoi dhe goditi “shefin e djallit”, të premten e kaluar në emision.
“E meritoi, ishte mbushur kupa, nuk mbante më”- thotë Eusebio.
Megjithatë duket se inati i Eusebios është më i thellë pasi ai përmendi periudhën kur punonte në restorantin e Renato Mekollit. Ai tregon se shefi e ka përzënë dhe marrëdhënia e tyre në punë nuk ka qenë aspak e mirë.
Eusebio rrëfeu se pas këtij momenti ka marrë shumë vlerësime për veprimin e tij dhe madje disa oferta pune.