INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E goditi me dorezë metali!' Dalin detaje të reja të sherrit mes dy aktorëve!

'E goditi me dorezë metali!' Dalin detaje të reja të sherrit mes dy aktorëve!

Publikuar më: 15:33 28-04-2020


Dalin detaje të reja për sherrin që ndodhi dje mes dy aktorëve të njohur shqiptarë Ledio Lako dhe Gent Hazizi, të cilët u konfrontuan me njëri- tjetrin në zonën e njohur si “Ish-Ekspozita”.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ka qenë Ledio Lako që ka qëlluar me një përforcues grushti metalik, aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit pranë një karburanti.


“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.


Ende mbeten të paqarta motivet e sherrit midis tyre, por aktorët do të proçedohen në gjendje të lirë.

Gent Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga “Portokallia” dhe është protagonist në një format shumë të dashur si ‘Familja Kuqezi’.

Ndërsa Ledio Lako është prej vitesh një nga figurat më të dashura të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988