Ditën e djeshme opinioni publik u shokua nga komenti i saj dhe shumë fansa e gozhduan për reagimin që bëri në foton e postuar nga Xhani Demika ku ky i fundit shfaqej me bluzën me mbishkrim: “Ku*vën e sotme mos e lërë për nesër” ndërsa Fiorentina Halili i komentoi: “Për kë e ke kshu apo për mu...?”
Ish-banorja e Big Brother mesa duket e ka lënë komentin me efekt shakaje, ndërsa me postimet në Instastory i është kthyer keq të gjithë fansave që e përbuzën për reagimin e saj.
“Un skam venoj ta quaj veten të till oo njerëz injorant po të shikoni mir atë koment e kam bër për gishtat që ka drejtuar Xhanidemika dhe i kam bër pyetjen me mu e ke që po më sha jo për të shkuajturën ge bluzja oo ju placin syt ishalla gjithsesi flm që më ndiqni mua, shihemi me komente të tjera së shpejti...”, shkruan Fiorentina në postimin e saj.