Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij.
Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook se do të varroste veturën e tij Bentley e cila kushton 367,000€ që të mund ta ngiste atë në botën tjetër pasi që të vdiste, transmeton Express. Ai tha se ishte frymëzuar nga faraonët egjiptianë të cilët varroseshin së bashku më gjërat e tyre të vlefshme materiale.
Ai madje publikoi edhe një foto ku shihej pranë varrit të veturës së tij të dashur.
Por, këtë veprim braziliani e kishte bërë gjatë një konference për të promovuar dhurimin e organeve njerëzore.
Ai kishte thënë: “Është absurde të varrosim diçka më të vlefshme se Bentley: organet tuaja.” Ai mbante një kartë në të cilën shkruhej “Unë jam dhurues organesh. Po ti?”