Situata në kampin e opozitës është bërë e nxehtë, dhe “halle” të tjera janë në kokën e Lulzim Bashës tashmë.
Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu ka zhvilluar një takim kokë më kokë më liderin e PD lidhur me çështjen e listave të kandidatëve për deputet.
Në dalje të “selisë blu” pas takimit më Bashën, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka rënë dakord me Bashën. Ai shtoi se i ka lënë afat 1 orë për të marrë vendimin në të kundërt do të dorëhiqet nga politika.
“Që nga ditë kur filloi diskutimi për listat e deputetëve unë nuk e kam konsideruar këtë gjë si pazar i gjësë së gjallë sepse ne lidhëm besën me liderin e Opozitës Basha. Kam pasur një bisedë me Bashën për të cilën nuk kemi rënë dakord. Janë disa parime të cilat unë nuk mund ti tradhëtoj. Pasi janë shumë njerëz që më ndjekin pas. Kemi rënë dakord që për 1 orë të reflektohet për mardhëniet mes AK dhe PD. Në rast se pas këtyre 60 minutave përgjigja e Bashës do të jetë negative atëherë deklaroj tërheqjen time nga politika”, deklaroi Spahiu.