INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E habitshme; ja sa rrallë bëhet seks në Japoni

E habitshme; ja sa rrallë bëhet seks në Japoni

Publikuar më: 12:16 15-02-2017

Japonezët i thonë "Sayonara" seksit!

Japonia është vendi me popullsinë më të plakur në botë. Ajo ka numrin më të ulët të lindjeve, ndërsa numri i beqarëve sa vjen e rritet. Ky fenomen mbetet një sfidë për qeverinë, e cila pavarësisht përpjekjeve për të nxitur martesat dhe lindjen e fëmijëve, duket se nuk po ia del.

Sipas “Japan Times”, një vëzhgim i kryer së fundmi me japonezë të moshës 18-34 vjeç, ka zbuluar se 70 për qind e meshkujve beqarë dhe 60 për qind e femrave beqare nuk janë në një lidhje. Fenomeni bëhet akoma më shqetësues për faktin se rreth 42 për qind e këtyre meshkujve dhe 44.2 për qind e femrave pranojnë se janë të virgjër.

Qeveria e kryeministrit Shinzo Abe ka bërë të ditur se për të rritur numrin e lindjeve nga 1.4 në 1.8 për qind deri në vitin 2025 do të aplikojë disa politika nxitëse. Ato kanë të bëjnë me përmirësim të shërbimeve për fëmijët dhe ulje taksash për çiftet e martuara.

Article Logic
Execution time: 0.0054779052734375