INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E habitshme se si KANABIS jo vetëm mund të konsumohet, por mund të përdoret dhe për…[FOTO]

E habitshme se si KANABIS jo vetëm mund të konsumohet, por mund të përdoret dhe për…[FOTO]

Publikuar më: 13:37 31-05-2019

Në New York u mbajt kongresi botëror i kanbis dhe një panair nga më të veçantët që keni parë ndonjëherë. Me këtë produkt dhe nënproduktet e tij janë krjuar sende dhe veshje. Organizatorët e eventit sqaruan se përmes këtij panair shpresojnë që të edukojnë publikun.
Drejtoresha e Shoqatës Kombëtare të Kanabisit, Erica McBride Stark ngriti dyqanin e saj ngjitur me një shtëpi të formuar nga kërpi dhe prezantoi çdo produkt që mund të formohej nga bima, nga zëvendësuesit e qumështit e deri te palltot. Konsumimi i kanabisit është i ligjshëm në 10 Shtete të Amerikës dhe marijuana mjekësore në 23 shtete. Marijuana pritet të kthehet në një industri 80 miliardë dollarësh në SHBA deri në vitin 2030. Kjo rritje gjigante po fillon të përhapet edhe në industri të tjera, nga energjia e deri te paketimi. Ekspertët thonë se po shfaqen shumë tendenca të reja dhe më e shpeshta është përdorimi i vajit në shumë lloje produktesh nga ilaçet deri tek spijet apo sapunët. Kanabidioli, derivat i kanabisit, lehtëson ankthin, pa dhënë efektin e varësisë si marijuana.

koanabisokok.jpg

kanaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498