INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E harroi? Pasi Tristan e tradhtoi me shoqen e Kylie Jenner, tani Khloe Kardashian në një lidhje dashurie? Ja e vërteta!

E harroi? Pasi Tristan e tradhtoi me shoqen e Kylie Jenner, tani Khloe Kardashian në një lidhje dashurie? Ja e vërteta!

Publikuar më: 17:20 03-04-2019

Rreth një muaj më parë Khloe Kardashian i dha fund përfundimisht marrëdhënies së saj me Tristan Thompson. Pavarësisht se në fillim e pati të vështirë ta pranonte, tashmë Khloe e ka harruar plotësisht basketbollistin. Burime për revistën “People” kanë treguar se ajo mendon se është shumë më mirë që nuk është më me Tristan. “Khloe është shumë mirë. Dhimbja nga ndarja i ka kaluar dhe tani është në humor të mirë. Të gjithë janë të lumtur që e shikojnë atë të lumtur”, – kanë thënë burimet. Më pas të njëjtat burime kanë shtuar se ajo nuk ka nisur akoma një lidhje të re, por e di se këtej e tutje duhet të tregohet shumë e kujdesshme me zgjedhjen e saj. Khloe ka treguar se është shumë e lumtur me jetën si nënë dhe vogëlushja, True, i zbukuron çdo ditë. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i dha fund lidhjes me Tristan, pasi zbuloi se ai e tradhëtonte me miken e ngushtë të motrës.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215