As më shumë as më pak se Presidenti i Shteteve të Bashkuara!
Justin Bieber nuk dëshiron që media të fusë në dorë videon e rrëfimit të tij gjyqësor dhe kërkon që publikimi të bllokohet ligjërisht. Motivimin ai e ka marrë nga Donald Trump, i cili ka bërë të njëjtën gjë dhe nëse diçka e tillë mund të bëhet për Presidentin e ardhshëm të Amerikës, atëherë pse jo për të? Bëhet fjalë për padinë që Justin iu bë nga fqinji i tij, shtëpinë e të cilit e kishte qëlluar me veze, madje edhe i kishte pështyrë atij përsipër. Fqinji pretendon se artisti 22 vjeçar e ka terrorizuar dhe përveç dëmeve e ka paditur këtë të fundit edhe për stres emocional. Por Justin mendon ndryshe pasi jo vetëm thotë që i ka paguar 90 mijë dollarë për dëmet, por akuzat për stresin janë broçkulla. Dhe përveç kësaj, avokati i tij ka cituar pikërisht rastin e Trump për të mbajtur gjithçka larg syve të mediave, me arsyetimin që privatësia në çështjet gjyqësore duhet respektuar. Të shohim nëse ligji është i barabartë për të gjithë.