INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E hedhin në gjyq për këtë foto që postoi, reagon ashpër Gigi Hadid: Kam qëndruar e mbyllur...[FOTO]

E hedhin në gjyq për këtë foto që postoi, reagon ashpër Gigi Hadid: Kam qëndruar e mbyllur...[FOTO]

Publikuar më: 15:43 19-10-2018

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë një ndër çiftet më të dashura të HollyWood-it. Ata janë rikthyer me njëri-tjetrin pas një periudhe ndarje por këtë herë për të mos u ndarë më kurrë. Çifti i njohur nuk rreshtin së na treguari se sa të dashuruar janë, por modelja seksi ka patur një problem të madh ditët e fundit, pasi është hedhur në gjyq për ripostimin e një fotojë në InstagraM, për të cilën nuk kishte të drejtën e autorit. .

Gigi ka postuar një mesazh në Instagram nëpërmjet të cilit denoncon sjelljen e paparacëve, të cilët kanë ndikim mendor dhe emocional te personat që fotografojnë gjatë gjithë kohës.

“Dje më tha menaxheri që po ndiqem penalisht për postimin tim të fundit në Instagram (që e fshiva). Fotoja ishte nga një paparac dhe isha unë në rrugë, jashtë një eventi javën e kaluar. Për dikë që e merr situatën, ku unë doja të tregohesha e hapur dhe më padit për një foto që e gjeta në Tëitter (pa emrin e fotografit të shkruar në imazh), për një foto për të cilën ai është paguar nga kushdo që e postoi në internet, është absurde… Nëse personi thjesht do të komentonte në foton time, do të isha e lumtur ta bëja “tag” dhe t’i jepja të drejtën e autorit.

Këta njerëz bëjnë para me ne çdo ditë, legalisht duke nga përndjekur kur hymë dhe kur dalim. Nuk është folur mjaftueshëm për ndikimin mendor/emocional që ky presion ka te njerëzit, ditët që kam qëndruar brenda sepse nuk doja të më fotografonin.

Për paparacët, e kuptoj që kjo është sesi jetoni dhe e respektoj që kjo është diçka që duhet ta pranoj me punën time. Por ka një kufi. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe ndonjëherë do shumë kurajë për të bashkëpunuar me ju, për shkak të pakënaqësisë që ndjej nga eksperiencat negative që kam kaluar”, shkroi ajo.

View this post on Instagram

?

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389