INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E hëna prish ‘armëpushimin’, rikthehen ligjvënësit në parlament

E hëna prish ‘armëpushimin’, rikthehen ligjvënësit në parlament

Publikuar më: 14:26 01-09-2018

Pas 4 javëve “armëpushimi” të detyruar për shkak të ndërprerjes së punimeve të Parlamentit, 140 ligjvënësit të majtë e të djathatë, do rinisin betejën politike në Sesionin e III-të të Legjislaturës së IX-të.
Edhe pse seanca e së hënës proceduralisht është thjesht një takim mes deputetëve ku do njoftohen projektligjet e depozituara në Kuvend dhe do të miratohet kalendari i punës, ditët e para të punës së parlamentit, në komisionet parlamentare do të karakterizohen nga përplasje të forta politike. Dy janë nismat të cilat do të kushtëzojnë qendrimet e palëve. Deputetët do të duhet të diskutojnë mbi dekretin e Presidentiti të Republikës Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ligj që u kundërshtua me forcë nga opozita, por që u miratua me vetëm votat e mazhorancës. Një tjetër nismë që do të hidhet për votim në seancë është ligji për magjistratët e rinj, që synon plotësimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë nga të shkarkuarit për shkak të vetingut. Projektligji kërkon votën e të paktën 84 deputetëve, numër të cilin mazhoranca nuk e zotëron. Prioritet në sesionin e ri do të jetë edhe reforma zgjedhore, e cila kërkon konsenus politik. Mazhoranca nga njëra anë këkron me ngulm ligjërimin e votimit të emigrantëve në votime, ndërkohë që opozita këmbëngul në zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. Socialistët rëndësi i kanë dhënë edhe depolitizimit të administruesve të zgjedhjeve, por pa specifikuar nëse do të përqendrohen vetëm në komisionet e niveleve të dyta e të treta, apo do kërkojnë shtrirjen edhe në kupolën drejtuese të procesit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377