INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E humbe respektin që kisha, njeri pa ndjenja”/ Çfarë bëri Lediana që Eri i vuri “vizën”?!

“E humbe respektin që kisha, njeri pa ndjenja”/ Çfarë bëri Lediana që Eri i vuri “vizën”?!

Publikuar më: 14:39 26-02-2021

Puntatën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i dytë i Ledjanës dhe Erit, ku si fillim u duk se gjërat kishin shkuar vërtetë mirë. Madje ata pranuan se kishin edhe një pëlqim të ndërsjelltë, çka e bëri edhe më interesant takimin e tyre.

Mirëpo, Mevlani “e prishi” shijen e bukur që morëm nga takimi mes Erit dhe Ledjanës, duke ftuar këtë të fundit në kërcim dhe ajo pranoi menjëherë.

Më pak të kënaqurit nga gjithë kjo skenë ishin Eri me Antonelën. Teksa kjo e fundit e cilësoi si fallcitet gjithë skenën, Eri ishte më i ashpër në reagimin e tij. Ai tha se “i ka vënë vizën” Ledjanës pas këtij veprimi, pasi sipas tij, ishte mungesë respekti që ajo të kërcente me Mevlanin, ditën e takimit me të.

“E humbe respektin që kisha ndaj teje. Të kam vënë vizën. Unë pata një surprizë për një vajzë tjetër dhe nuk e bëra sot, për respekt ndaj saj. Dhe ajo për respekt ndaj meje nuk duhej të pranonte. Në takim më bën mua si xheloze, njeri pa ndjenja”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762