Të gjithë ata që janë të apasionuar pas fenomeneve qiellore, mbrëmjen e djeshme kanë mundur të shijojnë eklipsin e pjesshëm hënor që përkonte dhe me 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në hënë.
Eklipsi i pjesshëm hënor zgjati disa orë ndërsa më i dukshëm ishte nga ora 22 e 30 deri në orën 2 të mëngjesit.
Fenomeni ofroi pamje unike në disa shtete. Nëse e keni humbur fotot e mëposhtme dëshmojnë momentin sesi hëna u duk në disa shtete si në Itali, Greqi, Zvicër, Brazil.
Ndërsa për të parë eklipsin e plotë hënor tashmë duhet të prisni majin e vitit 2022.
Venecia
Zvicër
Greqi
Brazil