Mbrëmjen e së premtes në Pallatin e Kongreseve u mbajt eventi gjigand “Juth Albania”, një event mjaft i suksesshëm që bëri bashkë të ftuar: MC Kresha, Ledri Vula, Arilena Ara, Dj Vicky dhe Robin Schulz, event që prezantohej nga moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Fatma Methasani.
Një ndër artistët pas të cilit u çmendën të gjithë në Pallatin e Kongreseve ishte reperi i famshëm Ledri Vula. Me të mbaruar performimin MC Kresha, erdhi radha e Ledrit të ngjitej në skenë edhe teksa perforoi këngën e tij të fundit në bashkëpunim me Kreshën, ai vazhdoi me pjesën tjetër të repertorit të tij muzikor.
Para se të fillonte të perfomonte HIT-in e tij në bashkëpunim me John Shahu dhe Elvana Gjatën, Ledri bëri të gjithë të brohorasin mjaft forte. Intv.al ju tregon se kjo ndodhi pasi reperi përshëndeti këngëtaren para turmës duke thënë: “My Princess Elvana!” Më poshtë mund të ndiqni edhe një pjesë nga performance./intv.al/