Reperi shumë i komentuar në media e që sjell gjithnjë hite, Getoar Selimi është i ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, në një intervistë ekskluzive pas 4 vitesh. Gjatë emisionit, Belinda qerasi Getin dhe Ermalin me nga një gotë verë. Reperi dhe moderatori pasi e provuan verën nisën ta komentonin.
Ermali tha se kjo verë është shumë e rrallë dhe 6 mijë euro shishja ndërsa Geti u shpreh se është prodhuar në jug të Francës.
Teksa të dy po flisnin për verën duke u shprehur se janë njohës të mirë të saj, Belinda hyri sërish në studio dhe u kërkoi falje pasi kishte bërë një gabim.
“Më falni se kam ngatërruar shishen. Kjo që po pinit ju ishte uthull”, tha Belinda duke i fëlliqur Getin dhe Ermalin.
Lexo edhe: