INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E humbi gjysmën e trurit në aksident, arrestohet për herë të dytë

E humbi gjysmën e trurit në aksident, arrestohet për herë të dytë

Publikuar më: 08:33 21-10-2016

Carlos Rodriguez nga Miami, u arrestua në fillim të kësaj jave për akuzën e tentativës për vrasje. CNN shkruan se policia ka deklaruar se 31-vjeçari i vuri flakën një dysheku në shtëpinë e tij, ndërkohë që brenda saj ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Një 31-vjeçar, i cili vite më parë u kthye në sensacion në internet pasi i mungon gjysma e kokës, është rikthyer në sërish në qendër të vëmendjes.

Mediat e huaja shkruajnë se problemet e Rodriguez-it me drejtësinë nisën në vitin 2010, kur ai u arrestua për shfrytëzim prostitucioni. Atëherë fotoja e publikuar nga policia, bëri që Carlos të merrte famë në internet, pasi njerëzit nuk mund ta besonin se ai është një person i vërtetë.

31-vjeçari ka thënë se si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur gjysmën e kokës dhe trurit bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0023519992828369