Një grua shpëtoi dy fëmijët e saj të vegjël, 7 dhe 2 vjeç, pasi një 70 vjeçar përplasi makinën e saj në një stacion karburanti duke shkaktuar zjarrin që dëmtoi 5 automjete.
Mësohet se njeriu i moshuar shkeli aksidentalisht gazin në vend të frenave dhe goditi kështu makinën e gruas në fjalë, ndërkohë që kjo e fundit po e mbushte me karburant. Kjo ka shkaktuar që makinat të marrin flakë dhe të digjen plotësisht. Por menjëherë sapo makina mori flakë, gruaja vrapoi për të nxjerrë fëmijët e saj jashtë, në një akt të vërtetë heroik, pasi nga çfarë rezulton, në qoftë se do të kishte pritur dhepak fëmijët do të ishin përfshirë nga flakët. Gjithë ngjarja tregohet qartë nga kamerat e sigurisë, të cilat e fiksuan të gjithë situatën e frikshme. Ngjarja ndodhi në Farmington të Connecticut.