INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme: Njihuni me fëmijën e parë që erdhi në jetë nga 3 prindër! [FOTO]

E jashtëzakonshme: Njihuni me fëmijën e parë që erdhi në jetë nga 3 prindër! [FOTO]

Publikuar më: 11:00 28-09-2016

Ka lindur fëmija i parë në botë nëpërmjet përdorimit të një teknike revolucionare.

Për të janë kombinuar gjenet e tre prindërve! Si të gjithë njerëzit, vogëlushi 5 muajsh mban ADN e dy prindërve, por ka gjithashtu një pjesë të vogël të kodit gjenetik nga një dhurues. Në këtë mënyrë doktorët mundën të shmangnin një problem gjenetik që mund ta trashëgonte nga mamaja e tij jordaneze, të njohur si IS dhe që mund të vriste vogëlushin. Kjo teknikë kontroverse është aprovuar ligjërisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë fëmija i parë u trajtua nga një ekip mjekësor amerikan që e realizuan trajtimin e IS në Meksikë, ku nuk ka ligje që bllokojnë procedurën. Doktori John Zheng beson se kjo teknikë do të shpejtojë progresin në gjithë botën, duke u ofruar shpresë miliona personave që rrezikojnë të sjellin në jetë një fëmijë të sëmurë. Kështu problemet korigjohen që në vezore, për të lindur një fëmijë tërësisht të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109