INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme, nxënës nga Cërriku në Tiranë me taksi për të denoncuar në televizion dhunën e mësueses

E jashtëzakonshme, nxënës nga Cërriku në Tiranë me taksi për të denoncuar në televizion dhunën e mësueses

Publikuar më: 12:12 19-05-2016

5 nxënës nga shkolla 7 Marsi, në Cërrik janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga mësuesja Fatbardha Shabani. Ata për të denocuar këtë akt të rëndë kanë marrë rrugët dhe i janë drejtuar kryeqytetit dhe medias News 24, duke zgjedhur këtë formë origjinale për ti shpëtuar dhunës së ushtruar nga mësuesja. Për të denoncuar në Tiranë rastin i kanë treguar vetëm mësuese kujdestare dhe morrë një taksi, të cilën ua pagoi kujdestarja e tyre. Nxënësit thonë se edhe prindërit e tyre pak kohë më parë i janë drejtuar me një letër drejtorisë Arsimore dhe drejtoreshës së shkollës.
Mësuese Fatbardha thonë ata i ofendonte sistematikisht dhe i dhunonte, madje kanë raportuar dhe në drejtorinë e shkollës. Duke qënë se mësuesja nuk ka vënë mend e ka vijuar dhunën e ata u detyruan të vijnë në Tiranë ta denoncojnë publikisht, madje dhe pa lejen e prindërve. Nxënësit e dhunuar deklarojnë se mësuesja iu thonte se janë fëmijë mizerie, nuk dinë të sillen dhe të mësojnë dhe më pas i gjuante ose iu shkulte flokët.
Një prej vajzave tregon se: "Sot shkuam në klasë mësuesja e lëndës nuk ishte prezente e mësuese Fatbardha dhe Z. Dinashja na akuzuan që mbanim telefonin dhe po i fotografonim ato. I treguam mësuese Fatbardhës, që nuk kemi asnjë video ose foto. Po ajo na shkuli flokët dhe përdori fjalor shumë të keq".

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602